Të gjithë bashkë: Shkëlqen portreti familjar i aktores Teuta Krasniqi

By

Periudha e fundvitit për aktoren Teuta Krasniqi historikisht ka qenë më  e preferuara.

Ndër vite, festat e Dhjetorit aktoren e kanë gjetur të përgatitur deri në detaje.

Nga dekorimi i shtëpisë me Tarën, dhuratat e setet fotografike të realizuara enkas për këtë periudhë, harmonia nuk ka munguar për aktoren.

Por këtë vit, gjërat janë më ndryshe.

Tarën dhe Teutën do t’i shohim sërish bashkë në set profesional fotografik megjithatë me më shumë anëtarë.

Në imazhin e parë të ndarë me fansat, Teuta pos me Tarën shihet edhe me bashkëshortin Adonis Morina dhe vajzën e dytë, Kaia-n. 

E kuqja ka qenë ngjyra mbizotëruese e setit fotografik për të cilin është shprehur Teuta se: ‘Bashkë është vendi jonë i preferuar ku duam të jemi’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm