Pothuajse një muaj më parë, të gjitha mediat kosovare po shkruanin për ndarjen e tij nga bashkëshortja.
Këngëtari Besart Halimi, ngriti vet dyshimet kur nga Instagrami i tij i largoi të gjitha fotografitë me gruan dhe dyshja nuk e ndiqnin më njëri tjetrin në Instagram.
Madje edhe për Prive ai e pranoi se mes tyre kishte një krizë!
Besart Halimi ndahet nga gruaja? – Flet vetë këngëtari (VIDEO)
Por duket se gjithçka tani i përket të kaluarës dhe se në mes tij dhe bashkëshortes Jana Podrimaj, gjithçka shkon mirë.
Duke e përqafuar gruan, ai shkruan: “Lumturia ime”.
Çifti janë martuar dy vjet më parë ndërsa tani kanë edhe një vajzë së bashku.