Dikur e shante në këngët e tij, Noizy tani fut Dafinën në OTR

By

Nuk mund të rrish gjithmonë armik me dikë, e as gjithmonë mik me dikë.

Dhe kjo maksimë më së miri i shkon reperit të famshëm Noizy, i cili mori një vendim të ri për grupin e tij OTR.

Reperi i njohur ka nënshkruar kontratë me këngëtaren Dafina Zeqiri, duke e bërë atë pjesë të labelit të tij të njohur.

Me një fotografi me Dafinën në Instagram, Noizy e ka dhënë këtë lajm duke e quajtur mbretëreshë këngëtaren.

Përndryshe, në njërën nga këngët e tij të vitit 2012-të, ai i bënte Diss Ledrit dhe ofendoi rëndë Dafina Zeqirin, që aso kohe ishte në lidhje me Ledri Vulën që bënte pjesë në Baba Stars.

Prive ua sjellë një pjesë nga teksti i këngës:

“Nusen tane ta ka q* krejt estrada yeh yeh yeh,

A po t’dhem tash o ledri gaga ha ha ha”

https://www.instagram.com/p/Bp11X1FAWgY/

Artikuj të ngjashëm