Bebe Rexha nuk është më biondinë, këngëtarja i lyen flokët ngjyrë rozë dhe duket tejet simpatike

By

Imazhin e vetëm që e kemi në kokë nga ajo është si biondinë!

Që nga paraqitjet e para në skenë, Bebe Rexha është njohur me imazhin e flokëve të shkurtra dhe bionde platinium.

Por ajo ka vendosur që të bëjë një ndryshim në pamjen e saj duke i lyer flokët në një ngjyrë krejt tjetër.

LEXO PO ASHTU:

Rexha ka vendosur që t’i bëjë flokët ngjyrë rozë, ndërsa stili i ri i flokëve të saj vjen menjëherë pasi ajo u shpërblye me çmim nga Billboard Music Awards, për këngën më të mirë të Muzikës Country.

Ajo po ashtu ka treguar se dje ka pësuar një aksident me veturë por që megjithatë ka shpëtuar shëndosh e mirë dhe se kjo ngjarje, e ka bërë që ta vlerësojë më shumë jetën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm