Kur askush s’e priste, aktorja e njohur Blake Lively shfaqet shtatzënë

By

Ehhhh kështu pra dilet në tapetin e kuq!

Të enjten mbrëma, aktorja e famshme amerikane Blake Lively, ka bërë që të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo në premierën e filmit Pokemon Detective Pikachu në New York City.

Blake Lively, Ryan Reynolds

Dhe me të drejtë vëmendjen e vodhi, pasi që në tapetin e kuq ajo debutoi me barkun e fryrë.

Në fjalë të tjera, ish aktorja e serialit Gossip Girl dhe bashkëshorti i saj Ryan Reynolds, po e presin fëmijën e tyre të tretë bashkë.

Blake po dukej tejet e lumtur me bashkëshortin e saj ndërsa kishte zgjedhur të vishte një fustan ngjyrë të verdhë në të cilin po dukej shumë bukur.

Për çiftin kjo është bebja numër tre, pasi që tashmë ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë. /Prive.al

Blake Lively

Artikuj të ngjashëm