Bebe Rexha përfshihet në aksident, kjo është gjendja e saj

By

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha ka bërë me dije se është aksidentuar me makinë.

Këtë e ka thënë vet ajo përmes një deklarate të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku thotë se është mirë dhe se nuk është lënduar.

Madje ky aksident, ka bërë që ajo të jetë më mirënjohëse në jetë.

“U përfshiva në një aksident me makinë sot. Gjithçka është mirë dhe të gjithë janë mirë. Kjo vetëm ma kujtoi se sa e vlefshme është jeta”.

Këngëtarja vetëm një ditë më parë u shpërblye nga Billboard Music për këngën me të mirë të zhanrit “Country”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm