Aktorja e njohur shqiptare, Shpresa Bërdëllima, ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare. Ajo vuante prej pak kohësh nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën e humbi në moshë të re.
Ajo ka luajtur shumë filma ku rolet më të spikatura kanë qenë:
Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti
Shpresa Bërdëllima lindi në Tiranë, më 11 prill 1959./TCh