Personazhi juaj i preferuar në ‘Game of Thrones’ ka tashmë ‘binjakun’ shqiptar (VIDEO)

By

Ka tash e një kohë që reperi Capital T po e përmend vazhdimisht muajin Tetor si momentin e diçkaje të madhe.

E duket se me afrimin e muajit të shumëpërmendur edhe fushata e promovimit për mixtape-in e ri të Kapos vetëm sa po shkon duke u intensifikuar.

Një video interesante është publikuar para pak minutash me këtë qëllim në profilin e Trimit.

Duke kapur trendin e pëlqyeshmërisë së ‘Jon Snow’ nga ‘Game of Thrones’, reperi ka tërhequr paralele me serialin në një video paralajmëruese për kundërshtarët ku synon t’i afrohet dukjes së aktorit.

‘Kushdo që ka thënë se duhet pritur një vit për sezonin e ri të ‘Game of Thrones’ nuk është e vërtetë. Sezoni i ri nis në Tetor 2017. Bëhuni gati,kjo është thjesht nxehja. Dimri po vjen’ – shprehet Capital T në postimin e bërë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm