Ju kujtohet Daniela e ‘The Voice’? Ajo sapo publikoi këngën që s’duhet t’iu ikë

By

Ajo mori zemrat e të gjithë shqiptarëve që në debutimin e parë.

Daniela, vajza nga zonat e thella të Kukësit theu çdo rekord pëlqyeshmërie e shikueshmërie në aventurën e saj tek ‘The Voice Kids’.

(lajmi vijon nën video)

E pak muaj pas kësaj aventure, Daniela ka bërë hapin e ri, të madh në karrierë.

Ajo është paraqitur në festivalin ‘Kënga Magjike’ me një duet me Ardit Çunin, artistin e talentuar nga Lezha.

Dyshja, këngën ‘Qaj’ e kanë interpretuar sot premierë tek ‘E diela shqiptare’ dhe në orët e para nga publikimi, pëlqyeshmëria për projektin ka qenë tejet e madhe.

Krahas publikut, artistë të shumtë e kanë ndarë këngën në rrjetet e tyre sociale, të emocionuar me gjithçka që përçon kjo këngë.

Ndiqeni të plotë më poshtë dhe na thoni përshtypjet tuaja. /prive.al

Artikuj të ngjashëm