Reperi Fetty Wap u arrestua të dielën në Las Vegas pas një incidenti me një shërbyes makinash në hotelin Mirage dhe Kazino.
Sipas TMZ, reperi 28 vjeçar dyshohet se e ka grushtuar personin tre herë pasi ata kishin një mosmarrëveshje.
Një punonjës i hotelit raportohet se e mbajti reperin derisa policia arriti.
Ai u arrestua për tre akuza por më vonë u lirua. Deri më tani, Fetty Wap nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me arrestimin.