Publikohet versioni i plotë i këngës së Xhensilës për Besin (VIDEO)

By

Jehona e dasmës përrallore të Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut po vazhdon.

Kur tashmë menduam se nuk kemi lënë gjë pa parë, risitë vazhdojnë të shfaqen.

Pasditen e sotme është postuar në rrjete sociale një videoklip tre minutësh me sekuenca nga seti fotografik i çiftit në ditën e dasmës me këngën e Xhensilës dedikuar Besit në prapavijë.

Krahas çiftit, vëmendje ka marrë edhe kënga që po pëlqehet me tekstin pjesë nga i cili ishin edhe në fjalimin e këngëtares gjatë kurorëzimit.

Nuk dihet se kur kënga do këtë një publikim zyrtar (nëse mendohet të bëhet një gjë e tillë)./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm