Prezantuesja Alketa Vejsiu javën që shkoi ishte ndër më të përmendurat për shkak të paraqitjes në festivalin Italian të këngës “Sanremo”.
Nga ajo skenë dolën shumë komente, kritika e komplimente të cilat i sqaroi vetë Vejsiu mbrëmë në paraqitjen e parë dhe të vetme në intervistë për mediat shqiptare pas festivalit.
Mirëpo, sot ajo sërish është nisur drejt Italisë ku do të jetë e ftuar në televizionin “Rai” për të dhënë një intervistë në emisionin “Porta a porta”.
Ky emision do të transmetohet sonte prej orës 23:00/Prive.al