Madridi është një qytet i bukur, por për Danna Garcia, kryeqyteti spanjoll duket më shumë si një burg tani.
Ylli i telenovelave e cila u bë shumë e njohur në serialin “Pasionet e fshehta” i cili transmetohej edhe në Kosovë, hyri në llogarinë e saj në Instagam për të bërë publik lajmin se u prek nga koronavirusi.
Aktorja ndau zhgënjimin e saj në Instagram, duke u ankuar se për shkak të pandemisë koronavirus, ajo nuk ishte në gjendje të dilte për në Meksikë për të parë djalin e saj të vogël.
“Unë jam e bllokuar,” tha bukuroshja kolumbiane në një video live të kapur nga reporteri i People en Español, Moises Gonzalez. “Unë jam duke pritur, e bllokuar në Madrid, duke pritur të kthehem.”
Ajo postoi pastaj në Instagram se aktualisht është në izolim për shkak të problemeve me frymëmarrjen.