Këngëtarja Adelina Ismaili duket të jetë lumturuar pas takimit të kryeministrit kosovar Albin Kurti me aktorin e poetin, Enver Petrovci.
Përmes një storie në Instagram, Ismaili shkroi se Kurti ‘nuk është ndikuar nga rrethnat’ për Petrovcin.
“E lumtur që pas fushatës denigruese ndaj profës, pas paraqitjes së tij në emisionin tim, kryeministri dëshmoi që nuk qenka i ndikuar nga rrethanat”, shkroi ajo.
Reagimi vjen pas një periudhe të vështirë për aktorin Petrovci, i cili kishte marrë reagime të shumta muaj më parë pas disa deklaratave që bëri në emisionin e Adelinës, “Show i Së Premtes”, në lidhje me UÇK-në.