Prive Extra & Prive Reality: Sonte, dy emisione për të mos u humbur!

By

Për ditën e parë të 2020-ës, ju ftojmë që ta kaloni mbrëmjen me ne.

Me rastin e netëve festive, përmes dy edicioneve, Prive Extra dhe Prive Reality, ne ju premtojmë emisione për të mos u humbur.

Maratona nis në ora 18:45 përmes edicionit Prive Extra me intervista ekskluzive, përmbledhje të 60 sekondave më pikant dhe prapaskenat e xhirimeve të emisionit përgjatë tërë vitit.

Gjithashtu, në Klan Kosova ju pret intervista ekskluzive me Dhurata Dorën, shpallur këtë vit nga emisioni jonë si personazhi i vitit në showbizin shqiptar.

Pas përfundimit të Prive Extra dhe edicionit informativ të orës 20:00, në ora 21:00 nisë edicioni i tretë i shumëpritur i Prive Reality.

Atmosferë festive, rrëfime, befasi dhe lot ju presin mbrëmjen e sotme me Liberta Spahiun që hap shtëpinë për emrat më të pëlqyer të estradës.

Për të gjithë ju që na keni shkruar dhe keni pamundësinë që të ndiqni sonte përmes ekranit, transmetimi i emisionit do bëhet në kohë reale në kanalin tonë zyrtar në Youtube – PriveKlanKosova.

Në një terren mediatik me ripërsëritje e kopje të këqija, pa dyshim se Prive është zgjedhja e duhur, siç ka qenë për gati një dekadë së bashku!

Artikuj të ngjashëm