Arsyeja pse aktorja e njohur fshiu të gjitha postimet e saj nga Instagram

By

Blake Lively ka fshirë gjithçka – përveç një postimi – nga Instagrami i saj.

Pra, kjo do të thotë se të gjitha fotografitë e saj të adhurueshme me burrin saj Ryan Reynolds nuk janë më.

Kështu duke Instagrami i saj tani:

 

Postimi i vetëm që mbetet është kjo video nga 19 shtator, e një trailer për filmin e saj të ri “The Rhythm Section”.

Dhe duke qenë se ky film është vendosur të godasë kinematë me 31 janar 2020, është e sigurt të supozohet se ky është vetëm një marifet i marketingut. Por ndjekësve do ju mungojnë të gjitha ato fotografi të lezetshme.

Vitin e kaluar, Blake bëri një marifet të ngjashëm duke fshirë gjithçka dhe duke i bërë unfollow burrit saj, aktorit Ryan Reynolds.

Për fat të mirë, ishte për të promovuar filmin e saj ‘A Simple Favor, ku ajo luajti një grua me emrin Emily Nelson.

Burimi: Buzzfeed

 

Artikuj të ngjashëm