Vesa Smolica mahnit me përformimin e saj në Varshavë të Polonisë

By

Javë më parë ju njoftuam se Vesa Smolica do të performonte në Varshavë të Polonisë.

Ajo ishte e ftuar speciale në eventin e organizuar nga shoqata “From the Depths”.

Shoqata Polake “From the Depths” ka organizuar një ngjarje të veçantë për të nderuar të Drejtit midis kombeve që strehuan dhe shpëtuan Hebrenjtë, në mesin e tyre edhe shqiptarët. 80 vjet pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 75 vjet nga çlirimi ka gjithnjë e më pak të Drejtit midis Kombeve që ende jetojnë .

Kjo shoqatë ka bashkuar dhjetëra persona që ndihmuan dhe shpëtuan Hebrenjtë përfshirë ata nga Polonia, Bjellorusia dhe Shqipëria.

“Në Varshavë të Polonisë. Ishte kënaqësi dhe nder për mua të performoj në evenimentin për nder të atyre që strehuan dhe ndihmuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore organizuar nga shoqata ‘From The Depths’”, ka shkruar Vesa në Instagram.

Vesa në këtë event ka interpretuar hitin e madh, “Hallelujah”, të Leonard Cohen. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm