Meti publikon një foto me djalin e tij – ja sa ngjajnë të dy

By

Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Meti Alshiqi, si rrallë herë ka ndarë një imazh me djalin e tij, Martin.

Madje, në fotografinë e postuar në Instagramin e tij, moderatori shihet si baba mjaft i përkushtuar, teksa fotoja kap momentin ku ai ia rregullon flokët të birit.

Kujtojmë se Meti ishte ndër banorët më të bujshëm të BBVK2, por aventura e tij televizive brenda formatit më të ndjekur mbaroi për shkak të eskalimit të situatës mes tij dhe Blerandos.

Ndryshe, që prej daljes nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, Meti ka qenë i angazhuar më tepër në menaxhimin e një prej klubeve të natës në kryeqytet.

Artikuj të ngjashëm