Martohet ish-banorja e “Big Brother” (FOTO)

By

Pandemia i ka ndaluar dasmat por nuk do mund të ndalojë asnjëherë kurorëzimin e dashurisë!

Në kohë të vështira si këto, një prej ish-banoreve të “Big Brother Albania” ka kurorëzuar dashurinë.

Fjala është për bloggeren Gerta Shino, pjesë e edicionit të nëntë të spektaklit që i ka thënë PO të dashurit të saj disa vjeçar.

Gerta ka kurorëzuar dashurinë me Florent Avdullahin, djaloshin nga Kosova i cili jeton në Oslo të Norvegjisë ku punon si frizer.

“E bëmë hapin në botën e të martuarve. E martuar me dashurinë e jetës dhe s’mund të isha më e lumtur” – është shprehur Shino në postimin e ndarë me ndjekësit ku bën publik lajmin.

Të trashëgohen! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm