Dua Lipa paralajmëron se do të performojë në MTV EMA

By

Pasi fshiu të gjitha fotot në instagramin e saj, Dua Lipa u rikthye me shumë lajme të reja.

Me tu rikthyer këngëtarja zbuloi shumë detaje rreth projekti të saj të ri madje gjeti hapsirë edhe të postoj fotografi me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Ajo mes të tjerash zbuloi se kënga e re që do të publikohet me 1 nëntor do të quhet ‘Don’t start now’.

Sot, në këtë vazhdueshmëri të rejash që na sjell Lipa, ka zbuluar edhe se do të performojë në edicionin e sivjetmë të MTV Europe Music Awards që do të zhvillohet më 3 nëntor në Sevilla të Spanjës.

“Katër ditë deri te ‘Dont Start Now’! Dhe jam shumë e gëzuar t’ju njoftoj se do të performoj në MTV EMA më 3 nëntor!”.

“Shihemi në Sevilla engjëjt e mi… Do të jetë shumë argëtuese”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Instagram./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm