Afrona sapo ndau fotografitë më të bukura nga festa në Mykonos

By

Ditët e beqarisë po shkojnë drejt fundit për Bleron dhe Afronën.

Çifti i shumëpërfolur që nisën lidhjen rreth 4 vite më parë, në vjeshtë do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesën e shumëpritur.

Por, duket se bukuroshja po i shijon goxha ditët e fundit në statusin si e pamartuar.

Siç është bërë e ditur, Afrona festën po e zhvillon në Mykonos të Greqisë atje ku bashkë me shoqet e sajështë duke shijuar pushime përrallore.

Dika, na njoftoi në vazhdimësi përmes postimeve mirëpo dy prej fotove profesionale i ka ndarë tek sot në Instagram. Në to, ajo shprehet: ‘Nusja e ardhshme. Faleminderit për gjithçka dhe kohën e bukur të grupit më të mirë ndonjëherë. P.S, Blero Muharremi, të dua’.

Afrona, mahnitëse si gjithmonë, edhe kësaj radhe na la pa fjalë me bukurinë e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm