Fansat, ‘të çmendur’ pas Encës (VIDEO)

By

Fama e saj ka kohë që ka kaluar kufijtë shqiptarë. Enca Haxhia, mbretëresha shqiptare e Instagramit rrjetin e atyre që pëlqejnë muzikën e saj e ka shtrirë deri në Emiratet Arabe.

Suksesi i këngëve të saj ka rezultuar me fansa të shumtë që madje janë të gatshëm të bëjnë shumëçka për të preferuaren e tyre.

Në një video të postuar në rrjete sociale, shihen fansa të shumtë të cilët godasin derën në prapaskenë nga emocioni duke e ditur se pas saj është Enca.

Kjo e fundit, e lumtur nga gjithë kjo dashuri që po merr ka shpërndarë videon në profilin e saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm