Prive zbulon: Pas Getit, edhe ish e dashura i jep fund beqarisë këtë vit

By

Pak javë më parë, Prive zbuloi e para që pas tentativave gati dy vjeçare, Getoar Selimi dhe prezantuesja Marina Vjollca kanë ndarë mendjen për t’u martuar.

E për koincidencë, në të njejtin vit, edhe dikush tjetër që për një kohë të gjatë ka qenë me Getin, gjithashtu do t’i jap fund beqarisë.

Fjala është për bukuroshen dhe ish-prezantuesen Hana Shehu që tash e një kohë jeton përtej oqeanit duke shijuar romancën me Shkumbin Nokën, djali nga Prishtina i njohur për menaxhimin e klubeve të natës në New York dhe punën e dikurshme në institucione publike.

Prive.al, nga burime shumë të sigurta ka arritur të mësoj që dyshja do t’i japin fund beqarisë përmes një ceremonie luksoze në Prishtinë pas disa muajsh, me një datë tashmë të caktuar.

Ndryshe, Geti dhe Hana Shehu ishin bashkë për rreth tre vite, nga 2007-ta deri në 2010-tën.

Në një intervistë për mediat pak kohë pas ndarjes, Hana kishte deklaruar që në fakt, ajo ishte iniciatorja për t’i dhënë fund lidhjes meqenëse siç shprehej, ‘ishin planet e kundërta të dyshes ato që sollën ndarjen’.

Foto: Hana Shehu

Foto: Geti dhe Hana Shehu, vite më parë

Artikuj të ngjashëm