Emri i Loredanës, vazhdon të lakohet në mediat zvicerane…
Reperja tha se ishte e pafajshme pas akuzave për mashtrim nga një çift zviceran, gjatë konferencës së mbajtur në Prishtinë.
Por, a do të bëhet ajo një super-yll falë këtij mega-skandali?
Akuzat kundër saj janë të rënda: Loredana Zefi, 23 vjeçare bashkë me vëllezërit e saj, thuhet se kanë rrëmbyer 900 mijë franga me anë të mashtrimit.
Pak kohë pasi akuzat u bën të njohura, ajo erdhi në Prishtinë të enjten në mbrëmje. Të premten mbajti konferencën dhe shpalli veten të pafajshme.
“Zvicra, Gjermania dhe Kosova duhet ta dinë se nuk kam marrë para. Paratë u dhanë vullnetarisht,” tha ajo në konferencë.
Jo vetëm kaq, Loredana madje beson se fansat e saj nuk do të ikin nga ajo pavarësisht këtyre akuzave shumë serioze.
“Imazhi im nuk do të dëmtohet”, tha ajo.
“Sepse njerëzit gjithmonë duan të dëgjojnë muzikë të mirë. Pa marrë parasysh se çfarë ndodhë”.
Loredana ka qenë yll në YouTube dhe Instagram, veçanërisht në mesin e audiencës së re dhe në Kosovë. Ajo më pas u bë shumë e njohur në Zvicër.
Megjithatë, nëse Loredana dënohet, ajo do të jetë në burg deri në pesë vjet, shkruan mediat zvicerane, transmeton PRIVE.AL.