Yll Limani sjell këngën ‘Najher’ LIVE në hejWazzup

By

Me këtë krijim muzikor, Yll Limani u paraqit për herë të parë në programet festive të Vitit të Ri.

U deshën disa javë derisa kënga ‘Najher’ të publikohet në Youtube si version audio pa videoklip.

E kjo këngë sot u performua live në versionin unplugged në hejWazzup. I shoqëruar në kitarë nga Enur Pakashtica, Yll Limani edhe një herë dëshmoi talentin e tij dhe vokalin shumë unik që e karakterizon.

Ndryshe, kënga e re e Yllit publikohet të mërkurën kurse një tjetër projekt i punuar tek Cricket Music parashihet të jetë gati për lançim gjatë muajit Prill. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=aV3E8HOAiJE

Artikuj të ngjashëm