“KTHEJU TOKËS” na përfaqëson në Eurovision, por a e dini historinë e këngës?

By

Jonida Maliqi e fitoi këtë vit festivalin e Radio Televizionit Shqiptar dhe do i përfaqësojë të gjithë shqiptarët në festivalin europian të këngës në Izrael.

Këngëtarja prezantohet atje me këngën “Ktheju Tokës”, e cila është një këngë e thellë me një mesazh të bukur e të cilën Jonida do e performojë në shqip në skenën e madhe të Eurovision këtë vit.

Por e dini cila është historia që qëndron prapa kësaj kënge?

“Në gusht më erdhi një telefonatë nga ish pedagogia ime e Akademisë së Arteve, Eliona Rushiti, dhe më tha se kishte një material muzikor që sipas saj më pëlqente shumë. Ajo kishte synimin për të marrë pjesë në festivalin e madh. Megjithatë unë i thashë ‘zysh’ nuk marr pjesë në atë festival. Por kur dola nga studio kisha një ndjesi tjetër. E përjetova cdo moment të kësaj kënge dhe u kërkova edhe familjarëve të mi ta dëgjojnë”, ka thënë Jonida, duke treguar se fillimisht ishte kundër pjesëmarrjes në festivalin e RTSH-së. /Prive.al

Jonida Maliqi paraqitet ne skenen e Eurovision me 16-te Maj.

Artikuj të ngjashëm