Arilena shkruan fjalë të dhimbshme për babanë e ndjerë (VIDEO)

By

Babai i Arilena Arës nuk jeton tash e disa vite.

Këngëtarja, shpesh herë hyn në rrjete sociale për të shkruar fjalë prekëse për të, pasi dashuria ndaj ti ishte shumë e madhe.

Së fundmi gjatë një emisioni, Arilena u përlot kur bëhej fjalë për të.

Ndërkaq sonte, ajo hyri në Instagram për të postuar një video duke qarë por edhe për t’i shkruar disa fjalë për të atin e ndjerë.

“Babi.. Nuk do mjaftojë një jetë për të treguar dashurinë e madhe që kam për ty.
Unë vazhdoj të t’them Mirmëngjes dhe Natën e mirë çdo ditë!
Eshte ndjesia më e bukur të thërrasësh BABA!
Faleminderit për mesazhet e bukura që më keni dërguar.
Dashuri, Arilena”, shkroi artistja e cila ka arritur famë edhe jashtë trojeve shqiptare./Prive.al

Artikuj të ngjashëm