Kë e thumbon Skerdi me fjalët dedikuar Shqipërisë?

By

Këngëtari nga Shqipëria Skerdi, para pak minutash hyri në Instagram, për t’i shkruar disa fjalë për shtetin nga i cili vjen.

Artisti thotë se pavarësisht humbjes apo fitores ‘shqipëria është vendi ynë’.

“Shqiptarët e duan Shqipërinë veç kur ka fitore dhe kur një artist bëhet kampion jashtë shtetit tonë. Mirëpo, nëse nuk fiton e ofendojnë. Mos harroni, Shqipëria është vendi ynë, humbës apo fitues”, ka shkruar Skerdi.

Nuk dihet pse këngëtari e shkroi këtë status, por sipas të gjitha gjasave, ky postim vjen pasi Shqipëria ditë më parë humbi ndaj Skocisë.

Nëse nuk e dini, edhe pak ditë Skerdi dhe Nora publikojnë bashkëpunimin e tyre të parë që quhet ‘M’ke mungu’./Prive.al

Artikuj të ngjashëm