Përfundimisht, mbyllet emisioni i njohur shqiptar

By

Në vazhdën e ndryshimeve në sezonin e ri televiziv tek ekranet shqiptare, një tjetër program i cili s’do rikthehet më pas shumë vitesh është zbuluar.

Fjala është për ‘Top Show Magazine’, variantin e talk-show ‘Top Show’ i cili vinte një herë në javë me fytyra publike, të premteve ose të mërkureve.

Image result for alban dudushi ervi kurti

Alban Dudushi, pas mbi një dekade me programin e veçantë i cili kishte në fokus artistët dhe muzikën, nuk do e sjellë më këtë format televiziv.

‘Top Show Magazine’ është mbyllur përfundimisht duke e lënë Albanin vetëm një herë në javë, të marteve nga ora 22:00.

Ky mesa duket ishte shkaku që një prej opinionistëve, Ervi dha lamtumirën e tij me programin javë më parë.

Ndryshe, në këtë mes nuk dihet se me çfarë do të vijë Albana Osmani, prezantuesja ‘historike’ e Top Channel që nga viti në vit, ka pasur më pak hapësirë brenda televizionit. E kontaktuar nga Prive.al paraprakisht, ajo u mjaftua me një përgjigje të shkurtër duke u shprehur: ‘Nuk jap info’.

Artikuj të ngjashëm