Mbrëmë i tha po Shpend Ahmetit, Kryetarit të Prishtinës kur ai e pyeti nëse donte ta merrte për grua Elita Rudin.
Gjiko në stilin e tij prej një djali urban e pak të lazdruar dha pohimin e tij në anglisht ndërsa më pas vuri firmën në letrën që dëshmon kurorëzimin.
Pranë kryetarit të Prishtinës ai dhe nusja e tij Elita vunë kurorë, ndërsa derisa po nënshkruante për martesë, Gjiko na tregoi diçka për veten e tij, të cilën s’e kemi ditur më parë.
Ai qenka majtak!
Teksa po mbante në dorë stilolapsin, Gjiko u vu re të shkruante me dorën e tij të majtë. /Prive.al