Pas largimit nga “Nesër Music”, ky është raporti në mes Butës dhe Ledrit

By

Në më pak se një vit, reperi i ri kosovar Buta, ishte nën menaxhimin e të njohurit Faton Shoshi dhe kompanisë së tij “Nesër Music”.

Por ai u largua nga grupi ku bën pjesë edhe Ledri Vula, për të vazhduar i vetëm rrugëtimin në karrierë.

Dhe pasi ndanë rrugët Ledri dhe Buta paskan raport të shkëlqyer si gjithmonë, pasi dyshja numërojnë edhe dy bashkëpunime artistike.

Nga dasma e kolegut të tyre, reperit Gjiko, Buta dhe Ledri kanë pozuar bashkë në një fotografi duke buzëqeshur gjë që na e bëri me dije se në mes tyre nuk ka hatërmbetje dhe se dyshja janë ende miq të mirë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm