Këngëtarja Yllka Kuqi ka nisur pushimet me bashkëshortin e saj.
Ajo postoi disa fotografi duke nga vendi ku po gjen qetësi por nuk e bëri të ditur lokacionin.
Imazhi që ra në sy dhe mori mijëra pëlqime ishte i fundit, ku shihet duke u puthur me burrin e saj teksa po laheshin në një pishinë.
Yllka nuk bëri asnjë përshkrim përveç që vendosi një zemër ngjyrë portokalli.
Këngëtarja këtë verë pati shumë koncerte por mori pjesë edhe në ahengje të ndryshme familjare.
Yllka solli edhe dy projekte të reja, një solo dhe një bashkëpunim me Gold Ag, të dyja këto të suksesshme./Prive.al
https://www.instagram.com/p/BnROKfPn4MI/?taken-by=yllkakuqi