Anila Çela drejt Top Channel? Flet vetë prezantuesja

By

Në vazhdën e lëvizjeve në televizionet shqiptare para sezonit të ri televiziv, portalet u pushtuan së fundmi me raportimet se Anila Çela, prezantuesja historike e Vizion Plus po zhvendoset në Top Channel.

‘Pasditja’ problematike e këtij programi u përfol se do jetë nën moderimin e Çelas, në një lëvizje për të konkuruar fort me konkurencën dhe për ta stabilizuar drejtimin.

Por çka ka për të thënë vetë bjondja bukuroshe mbi këtë spekulim?

Anila, e kontaktuar nga Prive as nuk e pohoi e as nuk e mohoi, duke konfirmuar në mënyrë të tërthortë se është në negociata për këtë pozitë.

‘Aktualisht nuk do doja të jepja informacione mbi planet e vazhdimësisë së punës në televizion. Nëse do të kem lajme që dua ti ndaj me publikun do informoj’ – u shpreh Anila për portalin tonë.

Duket se është ende herët për të konstatuar largimin nga Vizion Plus.

Artikuj të ngjashëm