Çuditërisht, kështu e kishte njohur Bebe Rexha këngëtaren Rihanna!

By

Vetëm 18-të vjeçare, kengëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, po punonte në një dyqan produktesh grimi në New York, kur takoi dikë me të cilin do bashkëpunonte në të ardhmen.

“Po nisesha për të ngrënë drekën atë ditë, dhe dikush më bërtiti, Rihanna po vjen drejt teje”, ka thënë Bebe Rexha, në intervistën e saj të fundit për BBC.

“E lashë drekën time dhe vrapova – dhe papritmas ajo ishte përballë meje. E mrekullueshme, e mrekullueshme, e mrekullueshme në jetën e vërtetë. Mebeta dhe thashë, ‘Woooow’, ajo është shumë e bukur”.

“Të gjithë po e shqetësonin duke dashur të bënin fotografi me të. Dhe unë u thosha, ‘Lëreni të qetë, lëreni të blejë grimin e saj në qetësi, dhe më lërni të flas me të përderisa ajo po bën blerjet”, ka treguar Bebe Rexha për takimin me Rihannan, për të cilën më pas do shkruante edhe këngë. /Prive.al

Rihanna in Saks 5th Avenue

Artikuj të ngjashëm