Barack Obama dhe Michelle Obama janë duke bashkëpunuar me Netflix për prodhimin e filmave dhe show televiziv.
Nga Netflix kanë bërë të ditur se ish Presidenti dhe Zonja e Parë kanë nënshkruar marrëveshje disavjeçare me kompaninë e shërbimeve.
Në të përfshihen, filma, seriale dhe dokumentarë.
“Unë dhe Barack gjithmonë kemi besuar në fuqinë e tregimit të historive të ndryshme që na inspirojnë” ka thënë Michelle Obama.
Detajet e sakta të programeve mbeten të publikohen së shpejti.
“Orange is the New Barack” është një nga idetë e para që mund të ketë producentë çiftin Obama.