Me ish të dashurin në garë, a do t’ia japi Rozana Radi pikët MC Kreshës?

By

Dikur të lidhur e shumë të dashuruar, madje edhe me projekte të përbashkëta!

Tani rrugët e tyre janë ndarë dhe u bashkuan sërish, por kësaj here Rozana Radi dhe reperi MC Kresha përballen si konkurrentë.

Image result for rozana radi dhe mc kresha

Festivali “Kënga Magjike” i ka bërë bashkë këta dy emra të cilët dikur ishin në një lidhje dashurie.

Marrë parasysh faktin që në këtë festival këngëtarët votojnë vet njëri tjetrin, a do t’i japë pikë Rozana Radi Fifit dhe MC Kreshës, të cilët këtë vit garojnë me këngën “Psikopatja Jote”?

Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë vet Rozana Radi!

“Ju siguroj që votimet e mia do të jenë të hapura si të të gjithë artistëve. Do t’i shikoni”, ka thënë Rozana Radi, në përgjigjen e saj në Instagram, në pyetjen që ia kishte parashtruar një fans. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm