Era me një tjetër arritje: Paralajmëron këngën e re!

By

Tashmë numërimi prapa duket se ka filluar seriozisht. Pas një periudhe të gjatë të pritjes dhe shtyrjeve të një-pas-njëshme, duket se më në fund kënga e re e Era Istrefit po vjen.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka shprehur lumturinë mbi një tjetër arritje paralelisht duke paralajmëruar projektin e ri.

‘Shumë e nderuar të pranoj pllakën e artë në Suedi. Një tjetër surpizë. Kënga e re po vjen’ – ka shkruar Era në rrjetin social Instagram në imazhin e shpërndarë prej hapësirave të shtëpisë së madhe diskografike Sony.

Nga burime jo zyrtare, mendohet se projekti pasues i ‘Bonbon’ do të lançohet brenda muajit Shkurt. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm