“Vetëm tani kam mësuar të vazhdoj pa ty…” – Fjalët prekëse të Eminës për nënën e ndjerë

By

Emina Çunmulaj ka një familje të bukur me burrin e saj, Sam Nazarian.

Mirëpo ajo që do t’i mungoj asaj gjithnjë, është nëna e saj që u nda nga jeta gjashtë vite më parë.

Në fillim të këtij viti, modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj i habiti të gjithë  kur u shfaq me pamjen e re me flokë të prera shkurt. Ky transformim i modeles nuk kishte të bënte aspak me tendencat më të fundit të modës. Ky transformim është mjaft humanitar. Ajo do i dhurojë flokët për dikë që ka nevojë.

“Unë humba mamanë rreth 5 vjet e gjysmë më parë për shkak të kancerit. Në muajin e gjashtë u ndjeva në faj. Unë kisha flokë të bukur të gjatë. Për shkak të kimioterapisë, për time më ishte e tmerrshme të mbetej pa flokë. Vendosa të prisja flokët dhe t’i dhuroja për bamirësi. Pasi u bëra me 2 vajza të bukura, flokët e mi u rritën sërish shumë gjatë. Ndjeva nevojën që nuk ka pse të kem çdo gjë në këtë botë, sepse i kam. Por ndonjëherë të pasurit gjithçka nuk do të thotë të ndihesh sikur ke gjithçka. Kështu që duke prerë flokët dhe duke ja dhënë dikujt që ka nevojë më shumë se unë, duke i dhuruar një buzëqeshje në fytyrë më bën të lumtur”, shprehet Emina.

Më një postim, ajo rikujtoi nënë e saj, duke shkruar fjalët më të ndjera për të:

“Vetëm tani ka mësuar të vazhdoj jetën pa ty, nuk e di si. Nganjëherë ndoshta vetëm e mendoj që ti je në një pjesë tjetër të botës dhe do të të shoh shumë shpejt. Nganjëherë e dëgjoj postën tënde zanore dhe mendoj që je diku dhe do të shihemi prapë. Por nganjëherë vetëm qaj sepse e di që nuk do të mund të të përqafoj kurrë më dhe ti kurrë nuk do mund të takosh vajzat e mia, te të cilat të shoh shpesh. Nganjëherë ndihem se ti je kudo rreth meje dhe dëshiroj që ti të mund të më shihje sepse e di që do ishe krenare për nënën që jam bërë për dy vajzat e mia. I kam mësuar të gjitha nga ti. Më mungon shumë nënë dhe nuk mund të besoj që kanë kaluar gjashtë vite.” /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm