Kështu e këndon Maitre Gims këngën e Majkit (VIDEO)

By

Shumë është folur mbi Maitre Gims e Majkin në mediat shqiptare por edhe ato franceze.

Insiprimi i këngëtarit nga Prishtina në stil e veshje prej francezit nuk kishte lënë pa u komentuar, shpesh nga kolegë edhe me tone përbuzëse.

Por, një përgjigje të mirë gjithë skeptikët morën kur dyshja performuan bashkë në Tiranë duke ndarë skenën për disa momente.

E relacioni mes dy artistëve nuk ka mbaruar me kaq.

Së fundmi, Maitre Gims është parë në Snapchat teksa e pëlqen shumë hitin e kolegut, ‘Dashni’ të cilin madje nuk përton as ta këndojë brenda mundësive të tij.

Kujtojmë se televizionet më të mëdha franceze kishin propozuar një bashkim forcash mes dyshes në një projekt eventual të përbashkët. Mbase, njohja e muzikës së njëri tjetrit është një hap i mirë në këtë drejtim për të ardhmen. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm