Artistët shqiptarë bashkohen për një qëllim ! (FOTO)

By

Rrallë herë shohim artistët tanë të bashkuar kaq shumë mirpo është një gjë e veçant që i lidh ata e është fjala për dashurinë e madhe që kanë për shtetin e tyre e nuk kishin si të i’u shmangnin kësaj iniciative.

Bëhet fjalë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll e cila ditën e enjte do të zhvillojë ndeshjen e rradhës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese pë kampionatin botëror.

E për këtë fakt emra të mëdhenj të skenës sonë janë bashkuar duke nisur fushatën në përkrahje të përfaqsueses nën moton tashmë zyrtare që do të jetë “Unë, biri yt Kosovë”.

Ndër fytyrat publike më të njohura pjesë e kësaj iniciative janë aktorët: Vedat Bajrami, Osman Azemi, Astrit Kabashi, Fisnik Ademi, Eshref Durmishi, Fatmir Spahiu, Mensur Safqiu, Fatos Berisha e shume të tjerë të cilët përmes llogarive të tyre në rrjete sociale postuan të njejtën fotografi me moton e lartpërmendur duke treguar kështu se do të jenë prapa tyre në çdo kohë.

Artistët në fjalë duket se kanë formuar edhe një nën grup të tifozave me emrin “Bordi i bordeve” ku mëngjesin e sotëm siç tregon edhe foto e mësipërme janë parë teksa po bëheshin gati që të nisen për në Shkodër, e qëllmi tashmë dihet mbështetje maksimale për Kosovën. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm