Era Istrefi i bën vetes një dhuratë luksoze (FOTO)

By

Me një vit të ‘çmendur’ në aspektin e karrierës që i solli vëmendje ndërkombëtare, koncerte, kontrata si imazh i kompanive të ndryshme e jo vetëm, Era Istrefi 2016-tën nuk po e kalon pa një dhuratë për veten.

Këngëtarja ka blerë një veturë komplet të re të tipit Range Rover me të cilën ajo i ka njoftuar ndjekësit e saj në rrjete sociale.

‘E ndjeva se e kam merituar’ – ka deklaruar këngëtarja që nga dita në ditë pritet të publikojë projektin e ri, pasues të ‘Bonbon’.

Pas sukseseve që e bënë emër të njohur kudo në Europë, Amerikë e gjetiu, Era definitivisht e ka merituar Range-in e ri. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm