Arrestohet Andrew Tate

By

Ylli kontradiktor i mediave sociale, Andreë Tate, arrestuar në Rumani bashkë me vëllanë e tij Tristanin, në kuadër të një hetimi për trafikim me qenie njerëzore.

Sipas mediumit rumun Libertatea, shtëpia e tij u bastis të enjten në lidhje me një hetim për kidnapimin e dy vajzave.

Bastistja thuhet të th jetë bërë na DIICOT, Drejtoria për Hetim të Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Bukuresht.

Edhe prokurorët e kanë konfirmuar që arrestimi ka ngjarë nën dyshimin për traifikim me njerëz, përdhunim dhe formim të një grupi kriminal.

“Katër të dyshuarit duket të kenë krijuar një grup krimi të organizuar me qëllim të rekrutimit, strehimit dhe ekspoatimit të grave duke i detyruar që të krijojnë përmbajtje pornografike të destinuar për ‘tu parë në ueb-faqe të specializuara për një kosto”, kanë thënë prokurorët.

Artikuj të ngjashëm