Kanita si Justin Bieber!

By

Vodhi zemrat e shumë spektatorëve me pjesëmarrjen e saj në spektaklin e talentëve ‘X Factor Albania’.

Më pas, shqiptarja e ëmbël nga Maqedonia vazhdoi karrierën me projekte të cilat herë i solli solo e herë në bashkëpunim.

Por, përtej krijimeve autentike muzikore, Kanita nuk po i lë anash as cover-ët e hiteve të mëdhenj botëror.

Në një video të postuar në kanalin zyrtar të OnAir në Youtube, Kanita shihet teksa këndon këngën e Justin Bieber – Sorry.

Shpresojmë që Kanita të ketë fatin e vetë këngëtarit, i cili nisi karrierën pikërisht me cover në Youtube për t’u shndërruar më pas në një yll të përmasave botërore.

Me çfarë po shohim së fundmi në diskografinë shqiptare, as kjo nuk është larg mendsh të ketë mundësi të ndodh. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm