Dalin pamjet e para të shtëpisë së Big Brother (FOTO)

By

Ekraneve tona shumë shpejt pritet t’i rikthehet spektakli i famshëm ‘Big Brother’ për të cilin tash e një kohë kanë nisur punimet.

Top Channel ka vendosur të shfaqë disa fotografi në të cilat shihen disa momente të punës brenda shtëpisë.

Nga këto fotografi mund të vërejmë se puna  është ende në fazë të parë por që tani mund të kuptojmë se do të jetë diçka fantastike.

Ndërkohë që ndër risitë e tjera të këtij edicioni është se dizanjimi i shtëpisë është bërë personalisht nga Big Brother, i cili ka kuruar çdo detaj të saj, nga ngjyrat te ndriçimi, nga orenditë e deri tek ndarja e hapësirave. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm