Pak orë më parë përmes Prive.al iu njoftuam për lëndimin që Majki e ka pësuar sot teksa luante basketboll.
Por, kjo nuk e ka penguar këngëtarin që t’i gjendet pranë fansave në koncertin e paralajmëruar në Gostivar.
Ai ka postuar një foto ku shihet me paterica teksa shkruan: me ndihmen e Zotit , edhe shokëve tmir qe trrin afer qdo moment, qdo penges osht e tejkalushme, kurgjo smunet mem nal, per kreit fansat e Gostivarit , sonte jom ktu… bonuni gati.
Në një ambient ku shpeshherë këngëtarët anulojnë koncertet për teke të kota, Majki definitivisht duhet komplimentuar për as edhe një ditë të vetme, nuk iu nda fansave.
Mësohet se nesër ai do mund të ecë lirshëm dhe pa ndihmën e patericave. /prive.al/