Ja me cilat femra të estradës ka fjetur Noizy

By

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku po sigurohet që çdo intervistë në të cilën merr pjesë të bëj bujë në publik.

Pasi krahasoi Getin me Conchitën, ai ka ‘goditur’ sërish në 6 ditë pa Ermalin.

Në lojën e bërë nga Ermali, Noizy ka treguar se me cilat femra të estradës ka fjetur.

Në ekran shfaqeshin disa fotografi të femrave të estradës dhe nëse Noizy kishte fjetur me personin që shfaqej në fotografi, duhej të pinte gotën me alkool, nëse nuk kishte fjetur me të duhet të pinte një tjetër gotë.

Në ekran u shfaqën fotografitë e këngëtareve të njohura nga Shqipëria e Kosova si Enca e Çiljeta që edhe janë pjesë e OTR, shkupjaneve Adelina Tahiri e Tuna, prezantueseve Marina Vjollca e Luana dhe Kallashit,

Kur u zbuluan fotografitë e Adelina Tahirit dhe Tunës, Noizy piu gotën me alkool që sipas rregullave të lojës dha sinjalin e qartë se me to ka fjetur.

Dy shkupjanet edhe më parë kanë qenë objekt diskutimi për këtë çështje, por në Shkurt të 2013-tës, deklaratave të Noizyt iu patën përgjigjur me satirë.

Ndryshe, Tuna me reperin gjithashtu ka bashkëpunuar edhe në planin artistik me këngën ‘Bebi i vitit të ri’ kurse jo shumë kohë pas këtij dueti, marrëdhëniet kolegiale u ndërprenë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm