Pasi Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës, situata në Ukrainë vazhdon të jetë e tensionuar, por mbështetja për këtë vend, nuk ka munguar as nga emra të njohur në botë.
Shumë yje botërore kanë treguar përkrahjen e tyre për popullin e Ukrainës, përmes postimeve në rrjetet e tyre sociale.
Në mesin e yjeve të shumtë, është edhe emri i Kourtney Kardashian, e cila ka shpërndarë një video ku shihen dy ushtarë që përshëndeten me të dashurat e tyre përpara se të nisën në luftë.
Video këto ditë është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa detaji që merr vëmendjen është se shoqërohet në sfond nga kënga “Vonë” e artistit Yll Limani.
Kjo video e shpërndarë nga Kourtney, nuk ka kaluar pa u parë nga Ylli, i cili e ka shpërndarë postimin e Kourtney në InstaStory-n e tij. /Prive.al