Majki i lumtur me suksesin e ‘Fund’, tregon se sa fiton nga Youtube! (FOTO)

By

‘Fund’ titullohet super projekti i lansuar së fundmi nga anëtari i Babastars, Majk, projekt ky i cili arriti të kalojë çdo parashikim si të artistit ashtu edhe të publikut.

E me suksesin e tij natyrisht që edhe të ardhurat janë pashmangshëm më të larta.

Artisti përmes një postimi tregon se vetëm nga përfitimet në kanalin Youtube ai arrin të marrë një pagë e cila mund të krahasohet me një shumë të cilën e marrin zyrtarët e Eulex-it në Kosovë.

Nëse është siç thotë Majki, atëherë ai po arrin të përfitojë një shumë relativisht të madhe pasi që dimë se standardet e punonjësve në Eulex janë mjaft të larta.

Sidoqoftë artisti më tepër është i kënaqur me produktin e tij i cili po vazhdon të dëgjohet e të shpërndahet tek publiku në intensitet mjaft të madh. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm