“Të bëhet gjithçka e mundur”, Angelina Jolie bën thirrje për popullin e Ukrainës

By

Angelina Jolie thotë se është jetike që ‘të bëhet gjithçka e mundur’ për të mbështetur ata që ikin nga shtëpitë e tyre në Ukrainë.

Ylli i Hollywood-it e cila u emërua e dërguar e posaçme në Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në vitin 2012 – po ‘lutet’ për ukrainasit pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi një sulm të paprecedentë ndaj vendit të enjten.

Në Instagram, Angelina shkroi: “Ashtu si shumë prej jush, unë po lutem për njerëzit në Ukrainë”.

“Fokusi im së bashku me kolegët e mi është që të bëhet gjithçka e mundur, për të garantuar mbrojtjen dhe të drejtat themelore të njeriut të të zhvendosurve dhe refugjatëve në rajon”, tha ish-i Brad Pitt.

“Ne kemi parë tashmë raporte për viktima dhe njerëz që kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri. Është shumë herët për të ditur se çfarë do të ndodhë, por rëndësia e këtij momenti – për popullin e Ukrainës dhe për sundimin ndërkombëtar të ligjit – nuk mund të mbivlerësohet”.

Ylli ndau gjithashtu një deklaratë nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, i cili po punon me Kombet e Bashkuara, Ukrainën dhe vende të tjera në Evropë për të ofruar mbështetje humanitare.

Në deklaratë thuhej: “Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën e përkeqësuar me shpejtësi dhe veprimet e vazhdueshme ushtarake në Ukrainë”.

“Pasojat humanitare mbi popullsinë civile do të jenë shkatërruese. Nuk ka fitues në luftë, por jetë të panumërta do të copëtohen”, shtoi vajza e aktorit Jon Voight.

“Ne kemi parë tashmë raporte për viktima dhe njerëz që kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri. Jetët e civilëve dhe infrastruktura civile duhet të mbrohen dhe ruhen në çdo kohë, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare”.

“Rrjedhimisht, ne kemi rritur operacionet dhe kapacitetin tonë në Ukrainë dhe vendet fqinje,” u shtua.

“Ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar për të mbështetur të gjitha popullsitë e prekura në Ukrainë dhe vendet në rajon,” përfundoi Jolie.

Artikuj të ngjashëm